Kthehu te lista
Punë

Specialist/e Kontabiliteti

HR - IMS (InfoSoft Management Services) Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**ITD shpk, kërkon të punësojë:** **Specialist/e në Kontabilitet** **E rëndësishme:** Kandidati/ja duhet të jetë i/e disponueshëm/me të nisë punë brenda **Janarit 2025** . **Rreth nesh** ITD SHPK është një kompani lider në tregun shqiptar të Teknologjisë së Informacionit, me aktivitet që prej vitit 1996. Si distributore e autorizuar e markave ndërkombëtare prestigjioze si Microsoft, Hewlett-Packard, Cisco, IBM, Lenovo, Epson, Samsung, LG dhe Sharp, kompania ofron një gamë të gjerë produktesh harduerike dhe softuerike, duke mbështetur rishitësit në mbarë Shqipërinë me produkte cilësore dhe shërbim profesional. **Përgjegjësitë kryesore:** - Regjistrimi i pagesave ndaj furnitorëve dhe arkëtimeve nga klientët, në përputhje me dokumentacionin dhe afatet përkatëse. - Regjistrimi dhe kontabilizimi korrekt i faturave të shpenzimeve sipas standardeve kontabël dhe klasifikimit të tyre. - Kontabilizimi i qirasë dhe tatimeve të ndryshme (TVSH, tatim në burim, tatim fitimi etj.). - Kontrolli dhe përgatitja mujore e raporteve të librit të blerjes dhe shitjes, si dhe rakordimi me platformën SelfCare të tatimeve. - Rakordime periodike me palët e treta (klientë dhe furnitorë), sipas procedurave të brendshme. - Hartimi dhe ndjekja e raportit të Cash Flow, duke ofruar një panoramë të qartë mbi gjendjen financiare të kompanisë. **Kualifikimet e kërkuara** - Diplomë universitare në Ekonomi ose Financë – Kontabilitet. - Preferohet eksperiencë me Microsoft Dynamics NAV ose Business Central. - Minimumi 1-2 vite eksperiencë pune në fushën e financës dhe kontabilitetit. - Njohuri të mira në kontabilitet (blerje, shitje, import, eksport, listëpagesa). - Njohuri solide mbi legjislacionin tatimor. - Aftësi për të punuar në grup dhe për të menaxhuar presionin e punës. - Iniciativë, fleksibilitet dhe përgjegjshmëri në detyrë. - Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. **Çfarë ofrojmë?** - **Paga: 65,000 – 80,000 lekë neto** (në varësi të eksperiencës). - Mundësi për zhvillim profesional në një ambient dinamik. - Sigurim shëndetësor privat. - Zyrë në qendër të Tiranës, me kushte moderne pune. Per te aplikuar ju lutem dergoni CV-te dhe dokumente te tjera qe vertetojne kualifikimet tuaja ne adresen e\_mail:  **humanresources@infosoftgroup.com.al** Te dhenat qe do te paraqitni nepermjet aplikimit tuaj do te ruhen dhe perpunohen vetem per qellime rekrutimi, ne mbeshtetje te legjislacionit ne fuqi per mbrojtjen e te dhenave personale. Me konkretisht sipas percaktimeve te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, Ligjit ne fuqi (Nr. 9887 date 10.03.2008) "Per Mbrojtjen e te Dhenave Personale" dhe akteve nenligjore per zbatim. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/specialist-e-kontabiliteti-at-hr-ims-infosoft-management-services-4349538873
Niveli: senior

Publikuar 11/12/2025 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme