Kthehu te lista
Punë

SPECIALIST/E MARKETINGU (1-2 vite eksperience me kontratë me afat 12 muaj)

HR - IMS (InfoSoft Management Services) Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**ITD shpk, kërkon të punësojë:**   **SPECIALIST/E MARKETINGU (1-2 vite eksperience me kontratë me afat 12 muaj)** Specialisti i Marketingut është përgjegjës për ideimin, planifikimin, zbatimin dhe finalizimin e aktiviteteve të marketingut të kompanisë. Përdor të gjitha platformat mediatike dhe të komunikimit me qëllim rritjen e shitjeve, zhvillimin e marrëdhënieve me klientët dhe ruajtjen e imazhit të kompanisë. **Rreth nesh** ITD SHPK është një kompani lider në tregun shqiptar të Teknologjisë së Informacionit, me aktivitet që prej vitit 1996. Si distributore e autorizuar e markave ndërkombëtare prestigjioze si Microsoft, Hewlett-Packard, Cisco, IBM, Lenovo, Epson, Samsung, LG dhe Sharp, kompania ofron një gamë të gjerë produktesh harduerike dhe softuerike, duke mbështetur rishitësit në mbarë Shqipërinë me produkte cilësore dhe shërbim profesional. **Detyra dhe përgjegjësi:** - Harton, planifikon dhe zbaton strategjinë e marketingut të kompanisë dhe planet promocionale. - Menaxhon marrëdhëniet me furnitorët dhe partnerët, duke koordinuar aktivitetet dhe fondet marketing. - Koncepton, dizajnon dhe ndjek prodhimin e materialeve promocionale sipas standardeve të brand-eve. - Planifikon, organizon dhe menaxhon evente, seminare, workshop-e dhe aktivitete promovuese. - Përgatit, ndjek dhe raporton Planin Periodik të Marketingut dhe buxhetin përkatës. - Menaxhon dhe përditëson website-in, e-shop-in dhe rrjetet sociale të kompanisë. - Përgatit dhe dërgon newsletter, komunikime promocionale dhe materiale prezantuese. - Komunikon me media, agjenci publicitare dhe palë të treta, duke përfaqësuar imazhin e kompanisë. - Analizon performancën e aktiviteteve marketing, mbledh feedback dhe propozon përmirësime. - Kujdeset për imazhin, identitetin vizual dhe standardizimin e materialeve të brendshme të kompanisë. - Bashkëpunon ngushtë me departamentet e tjera për rritjen e shitjeve dhe zhvillimin e brand-it. **Kërkesa për kandidatët:** - Diplomë Universitare në Marketing - 1-2 vjet eksperiencë e mëparshme pune në marketing dhe komunikim (eksperienca në kompani IT-je përbën avantazh) - Njohuri rreth produkteve dhe shërbimeve të Teknologjisë së Informacionit (e preferuar) - Aftësi shume të mira komunikuese - Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze **Çfarë ofrojmë?** - **Paga:** 70,000 – 90,000 lekë neto (në varësi të eksperiencës). - Mundësi për zhvillim profesional në një ambient dinamik. - Sigurim shëndetësor privat. - Zyrë në qendër të Tiranës, me kushte moderne pune. Për të aplikuar, ju lutem dërgoni CV-të  **(në gjuhën shqipe)**  dhe dokumente të tjera që provojnë kualifikimet tuaja tek:  **humanresources@infosoftgroup.com.al** Të dhënat që do të paraqitni nëpermjet aplikimit tuaj do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Më konkretisht sipas përcaktimeve të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Ligjit në fuqi (Nr. 9887 datë 10.03.2008) "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" dhe akteve nënligjore për zbatim. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/specialist-e-marketingu-1-2-vite-eksperience-me-kontrat%C3%AB-me-afat-12-muaj-at-hr-ims-infosoft-management-services-4357429173
Niveli: senior

Publikuar 03/02/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme