Kthehu te lista
Punë

Specialist/e Marketingu

IdentiTek Sh.a Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
“IDENTITEK” SH.A. është një shoqëri me kapital 100% shtetëror, me objekt veprimtarie prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit (ID) dhe pasaportave biometrike për shtetasit shqiptarë. **Për nevoja të shoqërisë tonë kërkohet Specialist/e Marketingu në Departamentin e Marketingut.** **Përgjegjësitë:** ·     Harton dhe zbaton strategji të dedikuara për rrjetet sociale që reflektojnë identitetin dhe vizionin e institucionit. ·     Krijon përmbajtje kreative dhe frymëzuese, duke përfshirë, artikuj, caption, tituj dhe slogane. ·     Koncepton dhe menaxhon fushata për rrjetet sociale që rrisin ndërveprimin me audiencën tonë. ·     Bashkëpunon me dizajner për të krijuar përmbajtje vizuale që përcjell mesazhin e duhur me impakt maksimal. ·     Monitoron performancën e postimeve dhe fushatave, analizon të dhënat dhe sugjeron përmirësime të bazuara në të dhëna. ·     Sigurohet që të gjitha komunikimet të jenë në përputhje me misionin e institucionit. ·     Merr pjesë në planifikimin dhe organizimin e eventeve dhe krijon përmbajtje vizuale dhe materiale promocionale. - Ideon dhe realizon video për qëllime informuese dhe edukative. - Qëndron i azhurnuar me teknologjitë dhe trendet më të fundit në marketingun digjital. - Bashkëpunon me skuadrën për realizimin e iniciativave të përbashkëta të departamentit. - Jep ide dhe kontribuon në projekte të reja. **Kualifikimet:** ·       Diplomë në gazetari, marketing ose një fushë të ngjashme. ·       Minimumi 3 vjet eksperiencë në një rol si Social Media Manager ose Copywriter. ·      Eksperiencë në menaxhimin e rrjeteve sociale (Instagram, Facebook, LinkedIn). ·      Aftësi të shkëlqyera shkrimi dhe rrëfimi në marketing. ·      Njohuri mbi tendencat e fundit në rrjetet sociale dhe platforma digjitale. ·      Aftësi për të krijuar dhe menaxhuar kalendarë editorialë. ·      Eksperiencë me analizat e Google Analytics, Insights. ·      Kreativ, energjik, i organizuar dhe i vëmendshëm ndaj detajeve. Ftohen të gjithë të interesuarit të dërgojnë një CV të plotë si edhe portofolin e pun ëve në email-in: hr@identitek.al ose shkresërisht në adresën: “Identitek” sh.a., Departamenti i Burimeve Njerëzore, Rruga “Xhanfize Keko”, Ndërtesa 111, Hyrja 1, Tiranë, Albania.   Afati për dorëzimin e aplikimit: deri më 16.01.2026. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/specialist-e-marketingu-at-identitek-sh-a-4351739705
Niveli: senior

Publikuar 08/01/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme