Kthehu te lista
Punë

Specialist/e Prokurimesh

Progeen Construction Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
PROGEEN sh.p.k. është një kompani që operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Vlerat kryesore të PROGEEN janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt. PROGEEN çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti. Pozicioni: Specialist/e Prokurimesh **Vendndodhja:** Tiranë **Përmbledhja e Pozicionit** Specialisti i Prokurimeve krijon dhe mirëmban bazën e të dhënave të shitësve, furnitorëve, sipas objektivave dhe qëllimit të kompanisë. Kryen procesin e prokurimit sipas kërkesave dhe duke respektuar buxhetin e projekteve specifike të kompanisë. Nëse ke përvojë në këtë fushë dhe je i/e aftë të punosh në një ambient dinamik, kjo është mundësia jote! Apliko tani dhe bëhu pjesë e një ekipi që vlerëson punën dhe përkushtimin. **Detyrat Dhe Përgjegjësitë** - Kryen kërkime dhe vlerësime mbi furnitorët e mundshëm, për sigurimin e produkteve dhe/ose materialeve të nevojshme sipas specifikimeve dhe kërkesave të projektit përkatës; - Përgatit kërkesën për ofertë në bazë të nevojave të produkteve dhe/ose materialeve të kërkuara nga departamentet e ndryshme të kompanisë; - Analizon ofertat e marra si dhe çdo informacion apo të dhënë tjetër, për të përcaktuar ofertën më të mirë në përputhje me kërkesat e projektit dhe specifikimeve teknike të produkteve dhe/ose materialeve të kërkuara; - Kryen takime me furnitorët për të përcaktuar kushtet e shitjes, disponueshmërinë e produkteve dhe/ose materialeve si dhe negocion me ta për kushte më të favorshme të ofertës; - Koordinohet me furnitorët dhe/ose departamentin e logjistikës për porositë që kryhen për t’u siguruar që ato të mbërrijnë në kohë, si dhe për të zgjidhur problemet përkatëse me porositë e padërguara; - Përgatit dhe rifreskon bazën e të dhënave, statistikat dhe raportet për furnitorët dhe shitësit; - Përgatit grafikun e prokurimeve, e monitoron dhe e rifreskon sipas nevojave të kantiereve të Kompanisë; - Qëndron i/e përditësuar mbi tendencat e tregut; - Detyra të tjera që mund t’i ngarkohen. **Kualifikimet Dhe Kërkesat** **Edukimi:** Diplomë e Nivelit Master në Inxhinieri Ekonomike ose degë të tjera inxhinierike. **Eksperienca:** Eksperiencë pune minimumi 3 vite. **Aftësi Të Tjera** - Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, pune në grup si dhe dedikim në ndjekjen dhe përfundimin e punëve; - Aftësia për të përmbushur me sukses dhe në kohë objektivat e kërkuara; - Aftësi analitike, negociuese dhe ndërvepruese; - Të ketë njohuri në përdorimin e paketës MC Office dhe MS Projects. **Mënyra e Aplikimit** Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën **hr@progeen.com** (duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit) ose të aplikojnë nëpërmjet modulit të website https://www.progeen.com/karriera **.** *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”* Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/specialist-e-prokurimesh-at-progeen-construction-4360093933
Niveli: senior

Publikuar 16/01/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme