Kthehu te lista
Punë

Specialist/e Prokurimesh

Albgroup Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**Përshkrim i pozicionit: Specialist/e Prokurimesh** Po kërkojmë një Specialist/e Prokurimesh të përkushtuar dhe të organizuar, i/e cili/a do të mbështesë kompaninë në menaxhimin e proceseve të blerjeve dhe furnizimeve. Pozicioni kërkon aftësi shumë të mira negociuese, korrektësi në dokumentacion dhe koordinim efektiv me departamentet e ndryshme të kompanisë. **Detyrat dhe përgjegjësitë:** - Përgatit oferta për klientët e interesuar për shërbimet që ofron kompania. - Menaxhon procesin e lidhjes, administrimit dhe arkivimit të kontratave me klientët. - Siguron ndjekjen e saktë të procedurave për firmosjen dhe formalizimin e kontratave. - Bashkëpunon ngushtë me departamentin e financës për përgatitjen dhe dërgimin në kohë të faturave mujore tek klientët. - Regjistron dhe mirëmban të dhënat e kontratave, afatet dhe informacionet përkatëse në sistemin Navision. - Koordinon komunikimin me departamentet e tjera për kontratat e reja, me qëllim organizimin e stafit, furnizimeve dhe dokumentacioneve - Monitoron ecurinë e pagesave dhe ndjek procesin e likuidimit të detyrimeve nga klientët. - Përgatit dokumentacionin e nevojshëm për pjesëmarrjen e kompanisë në procedura tenderimi. - Verifikon plotësinë dhe saktësinë e dokumentacionit të tenderave, duke koordinuar me personat përgjegjës në rast nevoje për dokumente shtesë. - Menaxhon dhe koordinon kërkesat e departamenteve për blerje dhe furnizime të nevojshme. - Kryen me korrektësi dhe profesionalizëm edhe detyra të tjera të deleguara nga eprori përgjegjës. **Kualifikimet e kërkuara:** - Diplomë në Ekonomi, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme. - Eksperiencë e mëparshme në prokurime ose blerje përbën avantazh. - Njohuri të mira të paketës MS Office - Aftësi të mira negociuese, organizative dhe komunikimi. - Aftësi për të punuar në grup dhe për të menaxhuar disa procese njëkohësisht. - Saktësi, korrektësi dhe përqendrim në detaje. Personat e interesuar mund të kontaktojnë me të dhënat që i gjeni më poshtë: 📩 Email: hr@albgroup.al 📞 Tel: +355 67 401 0031 *\* Të gjitha të dhënat e aplikantëve do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.* Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/specialist-e-prokurimesh-at-albgroup-4413025903
Niveli: senior

Publikuar 11/05/2026 · Skadon 10/07/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme