Kthehu te lista
Punë
Logo MEGATEK S.A

Specialist/e Rekrutimi

MEGATEK S.A

specialiste-rekrutimi-p2y5gy

Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**MEGATEK** , hipermarketi më i madh i tipit **“Do It Yourself”** në Shqipëri, është në kërkim të një kandidati të përshtatshëm për pozicionin: **Specialist/e Rekrutimi** **Qëllimi i Pozicionit:** Të ndjekë dhe menaxhojë procesin e rekrutimit dhe planifikimin e vazhdimësisë së stafit, duke kontribuar në përmbushjen me sukses të objektivave të Departamentit të Burimeve Njerëzore. **Detyrat dhe Përgjegjësitë:** - Menaxhimi i procesit të rekrutimit nga fillimi deri në përfundim; - Publikimi dhe administrimi i njoftimeve të punës në kanale të ndryshme rekrutimi; - Kërkimi aktiv dhe identifikimi i kandidatëve potencialë; - Screening dhe intervistimi i kandidatëve; - Organizimi dhe koordinimi i intervistave me drejtuesit e departamenteve; - Mbajtja dhe përditësimi i databazës së kandidatëve; - Ndjekja e procesit të punësimit dhe dokumentacionit përkatës; - Përgatitja e raporteve periodike mbi proceset e rekrutimit; - Bashkëpunimi me drejtuesit për përcaktimin e profileve dhe kërkesave për pozicionet vakante; - Kryen detyra të tjera të përcaktuara nga Drejtori i Burimeve Njerëzore. **Kualifikimet dhe Përvoja:** - Minimumi **4 vite eksperiencë pune** në pozicione të ngjashme. - Eksperiencë pune në kompani me **mbi 300 punonjës** . - Preferohet diplomë në **Administrim Biznesi, Financë ose fusha të ngjashme** . **Aftësitë e kërkuara:** - Diplomë universitare, preferohet në Burime Njerëzore, Administrim Biznesi, Psikologji ose fusha të ngjashme; - Aftësi shumë të mira komunikuese; - Aftësi të mira në zgjidhjen e problemeve dhe marrjen e vendimeve; - Mendim analitik dhe proaktiv; - Aftësi për të ruajtur konfidencialitetin e informacionit; - Ndjenjë e lartë përgjegjësie dhe organizimi; - Aftësi për të punuar nën presion dhe me volume të larta pune; - Aftësi shumë të mira ndërpersonale dhe organizative; - Njohuri shumë të mira të **gjuhës angleze (niveli B2/C1)** ; - Njohuri shumë të mira të MS Office; **Çfarë ofron Megatek** - Ambient pune profesional dhe dinamik; - Mundësi reale zhvillimi dhe rritjeje në karrierë; - Trajnime të vazhdueshme; **Procedura e Aplikimit:** Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë: - **CV të detajuar ne adresen e email-it: humanresources@megateksa.com** **Kontakt / WhatsApp: 069 402 2492** Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4454120282/
Niveli: senior

Publikuar 20/08/2026 · Skadon 19/10/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme