Kthehu te lista
Punë

Specialiste Shitjeje B2B

AMI EVENT Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Përshkrimi **Amis Beauty** kerkon  **Specialiste Shitjeje B2B** **Ami’s Beauty**  është një markë kozmetike e themeluar në vitin 2021 nga Amarda Toska, e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve kozmetike për kujdesin e lëkurës dhe flokëve. Aktualisht, Ami’s Beauty ndodhet në fazën e zgjerimit të prezencës së saj në treg, duke u fokusuar në rritjen e rrjetit të pikave të shitjes në Shqiperi dhe zhvillimin e bashkëpunimeve strategjike në segmentin B2B. **Pozicioni: Specialiste Shitjeje B2B** Detyrat **Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:** - Identifikimi dhe zhvillimi i klientëve të rinj. - Mirëmbajtja dhe forcimi i marrëdhënieve afatgjata me klientët ekzistues. - Prezantimi profesional i produkteve/shërbimeve dhe negocimi i kushteve të shitjes. - Realizimi i objektivave mujore dhe vjetore të shitjes. - Përgatitja e ofertave komerciale dhe kontratave B2B. - Ndjekja e porosive, pagesave dhe dorëzimit të produkteve. - Analiza e tregut dhe konkurrencës, si dhe identifikimi i mundësive të reja për rritje. - Raportimi i rregullt i rezultateve të shitjes tek menaxhimi. - Pjesëmarrja në takime dhe aktivitete promovuese B2B. - Bashkëpunimi me ekipet e marketingut dhe logjistikës për përmirësimin e performancës së shitjes. - Zhvillimi i strategjive të shitjes B2B dhe zgjerimi i rrjetit të partnerëve. - Organizimi i takimeve dhe prezantimeve me klientë potencialë. Kualifikimet **Kualifikimet, Aftësitë dhe Eksperienca:** - Diplomë e arsimit të lartë, preferohet në profilin e Biznesit. - Preferohen kandidatë me përvojë në shitje. - Aftësi të mira komunikimi dhe orientim ndaj klientit. - Aftësi të mira negociuese në mbylljen e kontratave. - Aftësi të mira prezantuese dhe qasje pozitive. Shënime *Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar* këtu  ose  apliko nga duapune.com. **Ofrohet** : - Page shume e mire + Bonuse te kenaqshme; - E hene - E premte - Fundjava pushim; - 28 dite leje vjetore . - Festat zyrtare pushim. Email:  **i.noto@amievent.al** **Cel. : +355 694086363** Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/specialiste-shitjeje-b2b-at-ami-event-4371436638
Niveli: senior

Publikuar 11/02/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme