Kthehu te lista
Punë

Specialist/e Shitjesh & Customer Relations

Virtus Excellence Training Centre Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**Specialist/e Shitjesh & Marrëdhënieve me Klientin** është një rol kyç në strukturën e qendrës së ekselencës Virtus. Pozicioni përfshin menaxhimin e marrëdhënieve me klientët (prindër, nxënës/studentë siedhe bashkëpunëtorë të tjerë), administrimin e databazës së klientëve, ndjekjen e procesit të shitjes nga kontakti i parë deri në regjistrim, si dhe koordinim të vazhdueshëm me financën dhe sekretarinë. **Ky rol kërkon eksperiencë, korrektësi, organizim dhe aftësi të forta komunikimi. Përgjegjësitë Kryesore** • Menaxhimi i marrëdhënieve me klientët: prindër, nxënës/studentë, shkolla dhe institucione arsimore e bashkëpunëtorë të tjerë • Komunikim profesional dhe i vazhdueshëm përmes telefonit, email-it dhe WhatsApp-it • Administrimi dhe përditësimi i databazës së klientëve dhe regjistrimeve • Ndjekja e lead-eve dhe kërkesave të ardhura nga kanalet e ndryshme • Koordinim i ngushtë me sektorin e financës për pagesa, fatura dhe dokumentacion • Bashkëpunim me sekretarinë për orare, regjistrime dhe organizim të brendshëm • Përgatitja e raporteve mujore të shitjeve dhe analizave bazë të performancës • Zbatim korrekt i procedurave të brendshme dhe standardeve të komunikimit **Kërkesat & Kualifikimet** • Minimum 2–3 vite eksperiencë pune në shitje, customer relations, administrim ose role të ngjashme (avantazh në sektorin arsimor) • Diplomë universitare (e preferueshme në ekonomi, administrim, menaxhim ose fusha të ngjashme) • Eksperiencë në komunikim me klientë dhe menaxhim databazash • Aftësi shumë të mira komunikimi verbal dhe me shkrim në shqip dhe anglisht • Njohuri të Excel/Google Sheets dhe dokumentimit të shkresave të ndryshme • Aftësi të mira organizative dhe vëmendje ndaj detajeve • Etikë pune, korrektësi dhe përgjegjësi profesionale • Disponueshmëri për punë full-time, on-site **Çfarë Ofron Virtus** • Ambient profesional dhe të strukturuar pune • Rol afatgjatë me përgjegjësi reale • Bashkëpunim të drejtpërdrejtë me drejtimin dhe departamentet kryesore • Mundësi zhvillimi profesional dhe rritjeje brenda institucionit Apliko tani duke dërguar **CV-në tënde** , duke specifikuar **pozicionin** në **subjekt** , në **hr@virtus.edu.al** deri më **30/01/2026.** Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/specialist-e-shitjesh-customer-relations-at-virtus-excellence-training-centre-4358354087
Niveli: senior

Publikuar 06/01/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme