Punë
Stomatolog/e Fier (Turk Dental Fier)
ASEL Albania
Tiranë, Shqipëri
Të tjera
Përshkrimi
Klinika jonë është në kërkim të një
**Mjeku/e Stomatolog/e**
**të licencuar**
për t'iu bashkuar ekipit tonë profesional. Kandidati/ja do të ofrojë shërbime stomatologjike cilësore për pacientët, duke respektuar standardet profesionale dhe etike të profesionit.
**Detyrat**
- Kryerja e ekzaminimeve dhe diagnostikimeve stomatologjike.
- Hartimi dhe zbatimi i planeve të trajtimit për pacientët.
- Ofrimi i trajtimeve të përgjithshme stomatologjike sipas kompetencave profesionale.
- Mbajtja e dokumentacionit dhe kartelave të pacientëve në mënyrë të saktë.
- Informimi dhe këshillimi i pacientëve mbi higjienën orale dhe kujdesin dentar.
- Respektimi i protokolleve të sterilizimit, sigurisë dhe etikës profesionale.
- Bashkëpunimi me stafin mjekësor dhe administrativ për ofrimin e një shërbimi cilësor.
**Kualifikimet**
- Diplomë në Stomatologji.
- Licencë e vlefshme për ushtrimin e profesionit.
- Eksperiencë e mëparshme pune në fushën e stomatologjisë.
- Aftësi të mira komunikimi dhe marrëdhënie profesionale me pacientët.
- Përgjegjshmëri, korrektësi dhe etikë profesionale.
- Aftësi për të punuar në ekip dhe për të menaxhuar ngarkesën e punës.
- Njohuri në përdorimin e teknologjive dhe pajisjeve moderne stomatologjike përbëjnë avantazh.
**Ofrojmë:**
- Kushte shumë të mira pune.
- Pagë shumë të kënaqshme me mundësi rritjeje bazuar në performancë.
- Ambient modern dhe staf bashkëpunues.
- Mundësi zhvillimi profesional dhe trajnimi të vazhdueshëm.
Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/stomatolog-e-fier-turk-dental-fier-at-asel-albania-4430613434
Kërkesat
Niveli: mid level
Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.
Apliko në burim