Kthehu te lista
Punë

Supervizor Shitjesh

HR Studio by Benilda Simaku Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Në emër të një kompanie partnere në industrinë e distribucionit ushqimor, HR Studio është në kërkim të një profesionisti me eksperiencë për të drejtuar dhe zhvilluar ekipin e shitjeve në terren në rajonin e Veriut. 📍 Pozicioni: Supervisor Shitjesh 📍 Zona: Veri i Shqipërisë Detyrat Kryesore • Organizimi dhe monitorimi i aktiviteteve të agjentëve të shitjes dhe ndjekja e realizimit të planit të shitjeve • Menaxhimi i rout-it të agjentëve dhe kontrolli i performancës së tyre • Përgatitja e raporteve periodike mbi shitjet, klientët dhe aktivitetin e tregut • Identifikimi dhe zhvillimi i klientëve të rinj potencialë • Ndjekja e nivelit të stokut dhe koordinimi i porosive sipas kërkesës së tregut • Prezantimi i produkteve të reja dhe ndërtimi i marrëdhënieve afatgjata me klientët • Udhëzimi dhe suporti i agjentëve në proceset e shitjeve • Trajnimi, motivimi dhe zhvillimi i ekipit të shitjeve • Bashkëpunimi me departamentin e magazinës dhe logjistikës për të siguruar furnizimin në kohë • Raportim i rregullt tek Drejtori i Shitjeve mbi ecurinë e tregut dhe rezultatet e ekipit Kualifikimet • Diplomë universitare në Marketing, Administrim Biznesi, Financë ose fusha të ngjashme • Minimumi 3 vite eksperiencë në sektorin e shitjeve • Eksperiencë në drejtimin e ekipeve të shitjes, preferohet në industrinë ushqimore • Njohuri shumë të mira të MS Office • Aftësi shumë të mira menaxheriale, organizative dhe vendimmarrëse • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe negociimi 📩 Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV në: b.simaku@hrstudiobs.com Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/supervizor-shitjesh-at-hr-studio-by-benilda-simaku-4380840720
Niveli: mid level

Publikuar 07/03/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme