Kthehu te lista
Punë

Talent Acquisition & Operations Coordinator (Remote / Hybrid)

Commercey Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**Talent Acquisition & Operations Coordinator (Remote / Hybrid)** **Commercey – Value Provider Group** Commercey (www.commercey.co), pjesë e **Value Provider Group** , së bashku me Moon Recruit Professionals, është në kërkim të një **Talent Acquisition & Operations Coordinator** për të mbështetur projektet tona ndërkombëtare. Ky rol ofron mundësinë për të punuar në një ambient dinamik dhe në rritje të shpejtë, duke kontribuar në zhvillimin e proceseve të rekrutimit, koordinimit operacional dhe menaxhimit të kandidatëve për projekte në fushat **BPO, Customer Service dhe Tech Recruitment** . **Orari i punës:** E hënë – E premte, 09:00 – 18:00 **Forma e punës:** Remote / Hybrid **Përgjegjësitë kryesore** • Menaxhimi i proceseve të rekrutimit nga publikimi i vendeve të punës deri në fazën e onboarding • Screening i kandidatëve, zhvillimi i intervistave fillestare dhe koordinimi me hiring managers • Ndërtimi dhe mirëmbajtja e një pipeline kandidatësh për role në Customer Service, Tech dhe BPO • Koordinimi me partnerët ndërkombëtarë për projekte **staff leasing** dhe **outsourcing** • Përgatitja e kontratave, dokumentacionit HR dhe verifikimi i compliance sipas ligjeve lokale (Shqipëri, Kosovë dhe BE) • Mbështetje në operacionet ditore të projekteve të Commercey dhe Moon Recruit Professionals • Analizë e pagave sipas gjuhës, senioritetit dhe tregut të punës • Menaxhimi i platformave të rekrutimit • Raportim javor dhe mujor mbi KPI të rekrutimit dhe operacioneve • Mbështetje në aktivitetet e **Business Development** në një nga **Business Unit** të kompanisë (Moon recruit Professionals) • Kontribut aktiv në proceset e People Growth: ndjekja e performancës së punonjësve, koordinimi i feedback-ut periodik (1:1, review, PIP), mbështetje në zhvillimin e planeve individuale të rritjes dhe forcimi i kulturës organizative në përputhje me vlerat e Value Provider Group **Trajnimi dhe zhvillimi** Kandidati/ja do të marrë trajnim të plotë mbi sistemet **HR dhe CRM të Commercey** , proceset e rekrutimit ndërkombëtar, si dhe standardet **GDPR dhe ISO** të përdorura në **Value Provider Group** . Qëllimi ynë është zhvillimi profesional afatgjatë dhe mundësia e avancimit në role si **HR Specialist, Recruitment Lead ose Operations Manager** . **Kualifikimet e kërkuara** • Përvojë në Talent Acquisition, HR ose Recruitment (minimum 2 vite preferohen) • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe italiane (niveli B2/C1) • Njohja e gjermanishtes ose frëngjishtes konsiderohet vlerë e shtuar • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe organizimi • Njohuri të paketës Microsoft Office dhe LinkedIn Recruiter • Njohuri bazë mbi e-commerce ose BPO (avantazh) • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ambient remote • Përgjegjësi dhe orientim të fortë ndaj rezultateve • Nivel i lartë i inteligjencës emocionale, aftësi për t’u përshtatur me vlerat dhe kulturën e kompanisë, për të kuptuar komunitetin e Value Provider Group dhe për të sjellë vlerë të shtuar përmes një qasjeje të orientuar drejt njerëzve dhe zhvillimit **Ofrohet** • Pagesë konkurruese sipas eksperiencës • Trajnime profesionale dhe mundësi udhëtimi për projekte në **BE** • Mundësi zhvillimi brenda **Value Provider Group** **Aplikimi** Dërgoni CV në: **hr@commercey.co** Website: www.commercey.co www.moonrecruit.com Tel: **068 80 00 815** Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/talent-acquisition-operations-coordinator-remote-hybrid-at-commercey-4378923044
Niveli: mid level

Publikuar 04/03/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme