Kthehu te lista
Punë

Teknik Linje Prodhimi

ATRONIX Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**Detyrat dhe Përgjegjësitë** ·        Përgatit materialet dhe komponentët për furnizimin e linjës së makinerive SMT; ·        Identifikon, verifikon dhe merr në dorëzim komponentët sipas planit të prodhimit; ·        Operon, monitoron dhe mbështet proceset e prodhimit në linjën SMT, duke siguruar funksionimin e pandërprerë të saj; ·        Programon dhe konfiguron pajisjet e linjës në përputhje me specifikimet dhe kërkesat e produktit; ·        Kryen kontrolle të vazhdueshme gjatë procesit të prodhimit për të garantuar cilësinë e produktit; ·        Zbaton standardet e cilësisë, procedurat operative dhe udhëzimet e punës në çdo fazë të procesit; ·        Respekton rregullat e shëndetit dhe sigurisë në punë, si dhe politikat dhe rregulloret e kompanisë; ·        Raporton menjëherë çdo devijim, defekt ose problem teknik që mund të ndikojë në cilësinë ose vazhdimësinë e prodhimit; ·        Plotëson me saktësi dokumentacionin dhe formularët e kërkuar për proceset e prodhimit; ·        Ushtron vetëkontroll gjatë operimit të pajisjeve dhe siguron respektimin e parametrave të procesit; ·        Zbaton metodologjinë 5S dhe kontribuon në ruajtjen e një ambienti pune të pastër, të organizuar dhe të sigurt. **Kualifikimet dhe Aftësitë** ·         Diplomë e nivelit të mesem. Preferohet arsim i mesëm profesional në profile teknike (Elektronikë, Elektroteknikë, Mekanikë ose fusha të ngjashme); ·         Minimumi 6 muaj eksperiencë në operimin e makinerive të prodhimit; eksperienca në linjat SMT/SMD përbën avantazh. ·         Njohuri bazë mbi proceset e prodhimit dhe standardet e cilësisë; ·         Aftësi të mira organizative dhe vëmendje ndaj detajeve. ·         Aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në grup. ·         Gatishmëri për të punuar me turne, sipas nevojave të prodhimit. ·         Përgjegjshmëri, korrektësi dhe orientim drejt cilësisë dhe rezultateve. ·         Njohja e gjuhës angleze përbën avantazh Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/teknik-linje-prodhimi-at-atronix-4432779677
Niveli: mid level

Publikuar 02/07/2026 · Skadon 31/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme