Kthehu te lista
Punë

Teknik Mirëmbajtjeje

GMCA SHPK (Albania) Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**Teknik Mirëmbajtjeje** GMCA Group po zgjeron ekipin e saj dhe shpall vakant pozicionin **Teknik Mirëmbajtjeje për Objekte** . **Rreth GMCA Group** GMCA Group është një kompani lider në fushën e mirëmbajtjes teknike në Shqipëri, me eksperiencë në menaxhimin dhe mirëmbajtjen e qendrave tregtare, ndërtesave të biznesit, hoteleve, rezidencave dhe objekteve të tjera multifunksionale. Kompania vazhdon të zgjerojë aktivitetin e saj dhe të investojë në zhvillimin profesional të stafit. **Detyrat Kryesore** - Kryerja e kontrolleve periodike të sistemeve teknike. - Mirëmbajtja dhe riparimi i sistemeve elektrike, elektronike dhe elektromekanike. - Identifikimi dhe raportimi i defekteve teknike. - Zbatimi i planeve të mirëmbajtjes parandaluese. - Bashkëpunimi me ekipin teknik për zgjidhjen e problematikave në objekte. **Kualifikimet e Kërkuara** - Arsim i mesëm profesional në profilin Elektrik, Elektronik ose fusha të ngjashme. - Eksperienca në mirëmbajtje teknike përbën avantazh. - Aftësi për të punuar në ekip dhe për të zgjidhur probleme teknike. - Leje drejtimi kategoria B përbën avantazh. **Çfarë Ofrojmë** - Punësim afatgjatë në një kompani në rritje. - Trajnime dhe zhvillim profesional. - Mundësi avancimi në karrierë. - Ambient profesional dhe ekip mbështetës. Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre në: info@gmca.al GMCA Group – Maintain Your Progress. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/teknik-mir%C3%ABmbajtjeje-at-gmca-shpk-albania-4427849580
Niveli: mid level

Publikuar 18/06/2026 · Skadon 17/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme