Punë
TEKNIK SERVISI PËR PAJISJE ELEKTROSHTEPIAKE PROFESIONALE
Gree Profesional
Tiranë, Shqipëri
Të tjera
Përshkrimi
EGS - Engineering Global Solution është një kompani e cila operon në fushën e elektromekanikës dhe ndërtimit. Ne jemi të specializuar në sektorin e elektromekanikës me projektim, zbatim, punime elektromekanike si: sisteme hidraulike, sisteme elektrike, sisteme ngrohje-ftohje, sisteme kondicionim si dhe punime ndërtimi ne dizenjim, projektim, zbatim.
Shoqëria “Engineering Global Solution”, pjesë e Globe Group kërkon të punësojë:
**TEKNIK SERVISI PËR PAJISJE ELEKTROSHTEPIAKE PROFESIONALE**
**Detyrat dhe Përgjegjësitë:**
- Diagnostikim dhe riparim i pajisjeve elektroshtepiake profesionale
- Mirëmbajtje dhe servis teknik i pajisjeve
- Instalime dhe testime të pajisjeve
- Ofrim i mbështetjes teknike për klientët
**Kërkesat e vendit të punës:**
- Eksperiencë në servis pajisjesh elektroshtepiake profesionale
- Njohuri në elektronikë dhe elektroteknikë
- Aftësi për të punuar në grup dhe në terren
- Patentë drejtimi
- Përgjegjshmëri dhe korrektësi në punë
**Kërkesa të veçanta për kandidatët:**
- Të jetë i/e komunikueshëm;
- Të ketë aftësi të mira organizative dhe komunikuese;
- Të jetë i/e aftë të drejtojë dhe të motivojë të tjerët;
- Të jetë i/e fokusuar ndaj detajeve dhe të jetë këmbëngulës;
- Të jetë i/e aftë të punojë në grup;
- Të jetë i/e aftë të punojë nën stres dhe situata emergjence.
**Ofrojmë:**
- Pagë të kënaqshme
- Kushte të mira pune
- Mundësi zhvillimi profesional
- Kontratë të rregullt pune
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-të me fotografi në adresën elektronike: hr@globegroup.al ose kontaktoni ne nr. +355674021523.
Jeni të lutur të përcaktoni pozicionin e punës për të cilin aplikoni në email-in e dërguar
*\*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”*
Adresa: “Autostrada Tiranë-Durrës, Km 11, Godina "Hybrid", Kati 0, Kashar” (ish – Godina Emigres)
www.hybrid.al / www.globegroup.al
Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/teknik-servisi-p%C3%ABr-pajisje-elektroshtepiake-profesionale-at-gree-profesional-4411581424
Kërkesat
Niveli: mid level
Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.
Apliko në burim