Kthehu te lista
Punë

Teknik/e Pajisjesh Fiskale

BNT Electronics Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**Rreth** **BNT Electronics** **Themeluar** në vitin 1994, ne jemi një nga kompanitë kryesore të teknologjisë në Shqipëri, me gamë të gjerë zgjidhjesh inovative për Sisteme Fiskale, Software, IT, Printera & Fotokopje, si dhe Sisteme Mjekësore. **Ofrojmë** shërbime në sektorë të ndryshëm të ekonomisë kombëtare duke i kthyer teknologjitë e avancuara në vlerë të shtuar për klientët tanë. Me mbi **70** punonjës dhe një rrjet prej rreth **110** partnerësh që shtrihet në të gjithë vendin, ofrojmë ekspertizë të certifikuar dhe suport me në qendër klientin. **Jemi duke kërkuar një teknik/e që t’i bashkohet ekipit tonë të pajisjeve fiskale.** Në këtë rol, ti do të merresh me konfigurimin fillestar të pajisjeve fiskale në ditën e blerjes, do të kryesh kontrolle vjetore dhe diagnostikim/riparime të pajisjeve që kanë nevojë për ndërhyrje, si dhe do të udhëzosh klientët hap‑pas‑hapi nëpërmjet telefonit. Puna kryhet nga zyra (klientët i sjellin pajisjet te ne) dhe me ditë pune remote të planifikuara për mbështetje telefonike. **Cilat do të jenë detyrat e tua kryesore?** - Asistencë nga telefoni mbi përdorimin e pajisjve fiskale për klientin. - Asistencë nga telefoni për troubleshooting me klientin në linjë. - Konfigurim fillestar me blerjen e pajisjes fiskale nga klienti. - Diagnostifikim nga sporteli i dëmit në pajisje (klientët i sjellin pajisjet te ne). - Riparim i pajisjes në tryezë me zëvendësim pjesësh. - Kontrolle/ndërhyrje ndreqëse në firmware. - Dokumentim me shkrim i ndërhyrjeve/asistencës. - Demonstrimi i pajisjes kur merret në dorëzim nga klienti. - Koordinim i ngushtë me ekipin teknik. **Cilat janë aftësitë që do të ta bëjnë këtë punë më të lehtë?** - Kërkohet formim profesional i mesëm ose i lartë në elektronikë, ose kualifikime të ngjashme në fushën e ICT. - Kuptim teknik i bazave të firmware, përdorimi i pavarur i Windows dhe CRM. - Përvojë në shërbimin ndaj klientit dhe trajnimin e përdoruesve. - Komunikim i qartë dhe i qetë në telefon dhe me klientin në sportel. - Aftësi për konfigurim pajisjesh, diagnostikim në raste mosfunksionimi të rregullt të pajisjes. - Aftësia për të kapur detajet, për t’u dhënë drejtim punëve me përparësi dhe për shfrytëzimin optimal të kohës. - Disiplinë në punë. Kuriozitet. Aftësi për t’u përshtatur. Frymë bashkëpunuese. **Çfarë ofrojmë?** - Mjedis pune stimulus dhe ekip bashkëpunues. - Orar fleksibël dhe punë hibride (kombinim i punës në zyrë dhe nga shtëpia). - Punësim sipas Kodit të Punës me pagë konkurruese dhe 22 ditë pushimi vjetor të paguar. - Zyra me vendndodhje tërheqëse në qendër të Tiranës. **Mirëpresim aplikim tënd për punë!** Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/teknik-e-pajisjesh-fiskale-at-bnt-electronics-4351266111
Niveli: mid level

Publikuar 05/01/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme