Kthehu te lista
Punë

Testues laboratori per kryerjen e testimeve laboratorike ushqimore (mikrobiologjike)

QMM Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Qendra e Monitorimit te Mjedisit sh.p.k (QMM) kerkon te punesoje me kohe te pjesshme ose te plote: Testues laboratori per kryerjen e testimeve laboratorike ushqimore (mikrobiologjike ). Shoqeria QMM ka karakter mjedisor dhe ushqimor, eshte e fokusuar ne konsulence, analiza dhe matje te shkarkimeve industriale ne mjedis dhe testimeve ushqimore. Detyrat kryesore jane: • te kryeje testimet laboratorike mikrobiologjike te ushqimeve dhe ujerave • te zhvilloje dhe implementoj metodat e testimit te laboratorit. • te hartoje flete analizat dhe raportet e testimit • te kryeje regjistrimet perkatese te sistemit te menaxhimit sipas standartit S SH ISO IEC 17025:2017 • kryen kontrollet e cilesise se testimeve, kalibrimin e pajisjeve, pjesemarrjet ne ushtrime nderlaboratorike. • Detyra te tjera sic nevojiten/kerkohen. Kualifikimet: • te kete mbaruar studimet e larta dhe master ne fushat biokimi, biologji, Mikrobiologji, teknologji agroushqimore dhe fusha te ngjashme me to. • te kete njohuri te avancuara te gjuhes angleze; • Eksperience pune per kryerjen e testimeve mikrobiologjike ne laborator ushqimor mbi 1 vit. • te kete aftesi te punoj i pavarur ne testimet mikrobiologjike te ushqimeve dhe ujit. • Eksperience ne pune ne laborator te akredituar perben avantazh. • te kete aftesi shume te mira te punes ne grup dhe aftesi komunikuese; • te kete njohuri te mira te programeve baze kompjuterike MS Office. Per fazen e pare te aplikimit te dergohet nje CV (me foto) dhe dokumenta te tjera mbeshtetese (diploma, certifikata, kualifikime etj) me email ne adresen: info@qmm.al Afati i fundit i aplikimit per kete pozicion eshte data 23.2.2026 ora 17.00 Vetem personat e perzgjedhur nga faza e pare do te kontaktohen per nje interviste. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/testues-laboratori-per-kryerjen-e-testimeve-laboratorike-ushqimore-mikrobiologjike-at-qmm-4352623889
Niveli: mid level

Publikuar 12/01/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme