Punë
Tourism Manager
Albania Holidays DMC
Tiranë, Shqipëri
Të tjera
Përshkrimi
Kompania turistike Albania Holidays me mbi 20 vite eksperience në treg, ju ofron një mundësi që të bëheni pjesë e një profesioni të bukur, organizimit të udhëtimeve për të huaj në Shqipëri e rajon. Po kërkojmë njerëz të rinj, energjikë, pozitiv dhe fleksibël, të gatshëm të rritën me ne.
**Menaxher Turizmi
a) Kandidatët duhet të plotësojnë kët**
o kushte:
1. Të kenë arsim të lartë. Diploma për gjuhë të huaja, turizëm ose degë të ngjashme me të si psh, Administrim Biznesi / Menaxhim / Marketing përbën një avantazh.
2.
*Të zotërojnë në nivel profesional Anglisht dhe Italisht ose një gjuh*
ë
*tjetër (Gjermanishtja, Frëngjishtja ose Spanjishtja janë të preferuara)*
3. Të kenë aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe ndërvepruese me koleget, klientët e partnerët tanë.
4. Të jenë persona pozitiv dhe entuziast për të përfituar njohuri të reja e për tu rritur në punë.
**b)**
**Detyrat e këtij pozicioni përbehen nga:**
1. Vendosja dhe mbajtja e komunikimit me partnerë të huaj kryesisht nëpërmjet e-mailit.
2. Krijimi i paketave turistike për turistë individë ose grupe që duan të vizitojnë Shqipërinë.
3. Rezervimi, koordinimi dhe menaxhimi i udhëtimeve turistike, për turistët e huaj.
**c) Të përzgjedhurit do përfitojnë:**
1. Trajnim të plotë profesional në fushën e turizmit.
2. Zyra modernë, tek kompleksi KIKA2, ambient i qetë e profesional.
3. Pagë bazë tepër të kënaqshme dhe bonuse bazuar në performancë.
Kandidatët e interesuar që plotësojnë kushtet e parashtruara me siper, janë të lutur, të dërgojnë CV-në e tyre në e-mailin: contact@albania-holidays.com
Ju mirepresim!
Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/tourism-manager-at-albania-holidays-dmc-4397026677
Kërkesat
Niveli: senior
Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.
Apliko në burim