Kthehu te lista
Punë

Tourism Manager

Albania Holidays DMC Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Kompania turistike Albania Holidays me mbi 20 vite eksperience në treg, ju ofron një mundësi të re që të bëheni pjesë e një profesioni të bukur, organizimit të udhëtimeve për të huaj në Shqipëri e rajon. Po kërkojmë njerëz të rinj, energjikë, pozitiv dhe fleksibël, të gatshëm të rritën me ne. **Menaxher Turizmi** **a) Kandidatët duhet të plotësojnë këto kushte:** 1.  Të kenë arsim të lartë. Diploma për gjuhë të huaja, turizëm ose degë të ngjashme me të si psh, Administrim Biznesi / Menaxhim / Marketing përbën një avantazh. 2. *Të zotërojnë në nivel profesional Anglisht dhe Italisht ose një gjuh* ë *tjetër (Gjermanishtja, Frëngjishtja ose Spanjishtja janë të preferuara)* 3. Të kenë aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe ndërvepruese me koleget, klientët e partnerët tanë. 4. Të jenë persona pozitiv dhe entuziast për të përfituar njohuri të reja e për tu rritur në punë. **b)**   **Detyrat e këtij pozicioni përbehen nga:** 1. Vendosja dhe mbajtja e komunikimit me partnerë të huaj kryesisht nëpërmjet e-mailit. 2. Krijimi i paketave turistike për turistë individë ose grupe që duan të vizitojnë Shqipërinë. 3. Rezervimi, koordinimi dhe menaxhimi i udhëtimeve turistike, për turistët e huaj. **c) Të përzgjedhurit do përfitojnë:** 1. Trajnim të plotë profesional në fushën e turizmit. 2. Zyra modernë, tek kompleksi KIKA2, ambient i qetë e profesional. 3. Pagë bazë tepër të kënaqshme dhe bonuse bazuar në performancë. Kandidatët e interesuar që plotësojnë kushtet e parashtruara me siper, janë të lutur, të dërgojnë CV-në e tyre në e-mailin: contact@albania-holidays.com Ju mirepresim! Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/tourism-manager-at-albania-holidays-dmc-4391077287
Niveli: senior

Publikuar 26/03/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme