Kthehu te lista
Punë

Travel Consultant

VAS GROUP Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
***Përshkrimi i kompanisë:*** VAS GROUP është një grup lider në industrinë e turizmit në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit, me një histori me shume se 30-vjeçare suksesi, që nis përmes themelimit të agjensisë së udhëtimeve Albtours D. Që nga viti 1994, VAS GROUP ka ndërtuar një portofol të gjerë shërbimesh që përfshin: Operator Turistik, DMC, kompani për organizimin e eventeve, platforma online rezervimesh, një zinxhir hotelesh me pesë yje, si dhe media turistike përfshirë kanale televizive dhe radio. Me këtë strukturë të plotë dhe gjithëpërfshirëse, VAS GROUP është sot i vetmi grup i specializuar në ofrimin e zgjidhjeve 360° në fushën e Udhëtimeve dhe Turizmit në tregun shqiptar, rajon dhe më gjerë. ***Qëllimi i Pozicionit:*** **Travel Consultant** është përgjegjës për  identifikimin e mundësive të reja tregtare, ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme me partnerë biznesi dhe klientë individualë, si dhe konvertimin e kërkesave në shitje konkrete dhe të qëndrueshme. ***Përmbledhje e detyrave kryesore:*** **·**  Zhvillimi i shitjeve të produkteve dhe shërbimeve turistike në segmentin B2B dhe B2C; · Menaxhimi i marrëdhënieve me partnerë korporativë, agjenci, kompani dhe klientë individualë; · Negocimi i kushteve tregtare dhe finalizimi i kontratave/shitjeve; · Menaxhimi i procesit të plotë të rezervimit dhe koordinimit të shërbimeve (fluturime, akomodime, transferta, etj.); · Identifikimi i mundësive për cross-selling dhe up-selling; · Monitorimi i performancës së shitjeve dhe raportimi periodik; · Trajtimi profesional i çështjeve operative dhe financiare (rimbursime, ankesa, dokumentacion). ***Kërkesat kryesore të pozicionit:*** · Diplomë universitare në Menaxhim Turizmi ose fusha të ngjashme; · 3–5 vite eksperiencë në shitje, e preferueshme ne industrine e turizmit; · Aftësi të forta negociuese dhe orientim i qartë drejt shitjeve; · Aftësi shumë të mira komunikimi dhe menaxhimi marrëdhëniesh; · Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze; Te gjithë të interesuarit janë të ftuar të dërgojnë ***aplikimin*** e tyre në: **hr@vasgroup.net** dhe të na vizitonojnë në kanalet tona online: - Web: vasgroup.net. - Facebook: vasgroup; - Instagram: vas. group1; - Youtube: @PremiumChannel Albania Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/travel-consultant-at-vas-group-4376279235
Niveli: mid level

Publikuar 28/02/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme