Kthehu te lista
Punë

Treasury Manager

Kastrati Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**Pozicioni:** Treasury Manager **Departamenti:** Finance **Vendndodhja:** Tiranë **Lloji i punësimit:** Full-time **Përshkrimi i Pozicionit** **Treasury Manager** është përgjegjës për menaxhimin strategjik dhe operacional të likuiditetit të Grupit, planifikimin e cash-flow, marrëdhëniet me institucionet financiare dhe optimizimin e strukturës financiare të grupit. Ky rol siguron që grupi të ketë likuiditet të mjaftueshëm për operacionet dhe investimet, duke minimizuar rreziqet financiare dhe kostot e financimit. **Përgjegjësitë Kryesore** - Menaxhon dhe monitoron **cash-flow ditor, mujor dhe vjetor** për të gjitha kompanitë e grupit. - Përgatit dhe analizon **cash-flow forecast** dhe plane financiare afatshkurtra dhe afatgjata. - Menaxhon marrëdhëniet me **bankat dhe institucionet financiare** . - Negocion dhe administron **linjat e kreditit, overdraft-et, garancitë bankare dhe instrumentet e financimit** . - Monitoron dhe optimizon **pozicionin e likuiditetit** të kompanisë. - Analizon dhe menaxhon **riskun financiar** (valutor, likuiditeti, norma interesi). - Bashkëpunon me departamentet e tjera financiare për **planifikimin buxhetor te cash flowdhe investimet kapitale** . - Përgatit raporte periodike për **CFO dhe menaxhimin ekzekutiv** mbi pozicionin e cash-it dhe financimet. - Siguron përputhshmëri me **politikat financiare të grupit dhe procedurat e kontrollit të brendshëm** . **Kualifikimet dhe Kërkesat** - Diplomë universitare në **Financë, Ekonomi, Kontabilitet ose fusha të ngjashme** . - Minimum **5–7 vite eksperiencë në financë, treasury ose banking** . - Eksperiencë në **menaxhimin e cash-flow dhe marrëdhënieve bankare** . - Njohuri të forta në **analizë financiare dhe instrumente financimi** . - Aftësi shumë të mira analitike dhe organizative. - Njohuri shumë të mira të **Excel dhe sistemeve financiare** . - Njohuri shumë të mira të **gjuhës angleze** . **Aftësi të Preferuara** - Eksperiencë në **grupe kompanish ose organizata të mëdha** . - Njohuri mbi **treasury management systems (TMS)** . - Certifikime profesionale si **ACCA, CFA ose të ngjashme** përbëjnë avantazh. Të interesuarit të dërgojnë CV-në e tyre në adresën  **hr@kastratigroup.al**  duke specifikuar në subjekt pozicionin për të cilen po aplikojnë. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/treasury-manager-at-kastrati-4382577004
Niveli: senior

Publikuar 11/03/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme