Kthehu te lista
Punë

Vleresues i pasurive te luajtshme

DEKRA Arbeit Group Albania Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Po rekrutojmë – **Vlerësues i Pasurive të Luajtshme** DEKRA Arbeit Albania, në emër të një institucioni financiar jobankar, është në kërkim të një **Vlerësuesi të Pasurive të Luajtshme** për t’iu bashkuar ekipit profesional në **Zyrën Qendrore, Tirane** . Ky pozicion përfaqëson një mundësi shumë të mirë për profesionistë me formim juridik/ekonomik, të interesuar për vlerësimin e pasurive të luajtshme, ndjekjen e procedurave ligjore për kolateralet dhe bashkëpunimin me departamente të ndryshme në një mjedis të strukturuar dhe profesional. **Përgjegjësitë Kryesore:** - Zbaton me korrektësi procedurat, rregullat dhe manualet që rregullojnë aktivitetin e institucionit. - Ndjek dhe azhornon kuadrin e brendshëm rregullator në përputhje me ndryshimet e legjislacionit shqiptar që lidhen me vlerësimin e pasurive të luajtshme. - Ofron asistencë ligjore për departamentet dhe degët rajonale në çështje që lidhen me vlerësimin e pasurive të bllokuara si kolateral kredie. - Jep opinion ligjor për Komitetin e Vlerësimit dhe Shitjes së Pronave lidhur me: - Marrjen në pronësi të pasurive të luajtshme të klientëve debitorë, të propozuara nga shërbimi përmbarimor pas përfundimit të procedurave ligjore; - Vlerësimin e ofertave për shitjen e pasurive të luajtshme që kanë kaluar në pronësi të institucionit. - Kryen vlerësimin juridik dhe ekonomik të raporteve të vlerësimit të përgatitura nga shërbimi përmbarimor. - Përgatit përgjigje, sqarime dhe dokumentacion për kërkesa, ankesa apo shkresa të tjera lidhur me pasuritë e luajtshme kolaterale. - Ndjek procedurat ligjore në gjykatë për çështje që lidhen me raportet e vlerësimit gjatë proceseve përmbarimore. - Bashkëpunon me Departamentin e Riskut dhe Financës për përgatitjen e raporteve vjetore për auditim, lidhur me vlerën aktuale (amortizimin) e kolateralit. - Përgatit raporte dhe materiale sipas kërkesës së drejtuesve. - Punon vazhdimisht për zhvillimin profesional përmes trajnimeve, literaturës dhe shkëmbimit të eksperiencave. - Kryen çdo detyre tjeter qe i ngarkohet nga Pergjegjesi i Sektorit dhe/ose Drejtori i Departamentit. **Kualifikimet dhe Aftesite:** - Diplomë universitare në Drejtësi, Ekonomi ose fusha të ngjashme. - **Licenca** për vlerësim të pasurive të luajtshme në fushën “Linja teknologjike dhe makineri” ose certifikatë të kursit të vlerësimit në fushën “Linja teknologjike dhe makineri”; - Njohuri të mira të legjislacionit shqiptar që lidhet me vlerësimin e pasurive dhe procedurat përmbarimore. - Aftësi analitike dhe vëmendje e lartë ndaj detajeve. - Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi ndër-departamental. - Integritet profesional dhe aftësi për të punuar me dokumentacion ligjor dhe financiar. **Të interesuarit mund të dërgojnë aplikimet në:** info.al@dekra.com Vetëm kandidatët e përzgjedhur ( *shortlisted* ) do të kontaktohen. *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.* Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/vleresues-i-pasurive-te-luajtshme-at-dekra-arbeit-group-albania-4345638744
Niveli: mid level

Publikuar 22/12/2025 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme