Kthehu te lista
Punë

ZHVILLUES I DATAWAREHOUSE (Datawarehouse Developer)

CREDINS BANK Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**Funksionet dhe përgjegjësitë:** Projektimi, zhvillimi dhe optimizimi i procesve ETL dhe paketave SSIS / SQL për integrimin e të dhënave nga burime të ndryshme. Zhvillimi dhe mirëmbajtja e Data Warehouse, duke siguruar strukturë dhe performancë të qëndrueshme për nevojat e biznesit. Menaxhimi i procesit të automatizimit të job-eve ETL, duke përfshirë edhe mekanizma të avancuar për monitorim dhe rikuperim nga dështimet. Optimizimi i performancës së querive SQL dhe proceseve ETL për të përmbushur kërkesat e biznesit dhe SLA-të. Hartimi dhe implementimi i standardeve të cilësisë së të dhënave. Perpilimi i raporteve sipas skemave logjike dhe kerkesave te biznesit. **Kriteret e nevojshme:** Diplomë Bachelor ose Master në Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri Informatike, Matematike, Ekonomi ose fusha të ngjashme. Preferohet të ketë eksperiencë pune mbi 2 vjet në sistemin Bankar apo Insititucione Financiare dhe veçanërisht në fushën e kredidhënies MIKRO. Aftesi të shkëlqyera teknike. Njohje shumë të mirë të sistemeve të menaxhimit të të dhënave. Aftësi shumë të mira komunikuese. Aftësi shumë të mira për të punuar në grup. Njohuri të avancuara në SQL Server, SSIS, T-SQL dhe optimizim queriesh komplekse. Eksperiencë me proceset e modelimit të të dhënave (star schema, snowflake schema). Aftësi për të dizajnuar dhe zbatuar zgjidhje të shkallëzueshme të BI. Njohuri mbi Power BI, OBIEE ose mjete të tjera të vizualizimit të të dhënave. Shkathtësi të mira në problem-solving, menaxhim projektesh dhe punë në ekip Minimumi 5 vite përvojë në zhvillim dhe administrim të Data Warehouse dhe proceseve ETL. **Çfarë ofrojmë ne:** Një paketë financiare shumë të mirë dhe konkurruese. Pagë të 13-të / 14- të. Mundësi rritje në karriere, trajnime dhe zhvillim profesional. Benefite ekstra si check up, fond pensioni privat, depozitë besnikerie, shërbime bankare pa komision, atmosferë dinamike, grup pune në rritje. etj. Aktivitete të ndryshme sportive, retreate, udhëtime, etj. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/zhvillues-i-datawarehouse-datawarehouse-developer-at-credins-bank-4354022827
Niveli: mid level

Publikuar 20/01/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme